18.5 C
Tirana

Duhet të keni kujdes, rreth 50% e personave me koronavirus nuk janë të vetëdijshëm se e kanë virusin

VENDI

Mund të ketë shumë njerëz përreth që janë të prekur nga Covid-19 por nuk e kanë idenë se po e përhapin virusin, për shkak se nuk kanë pasur simptoma.

Për ekzistencën e kësaj mundësie ka folur javën e kaluar drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr Robert Redfield, në një intervistë me Radio Televizionin Publik WABE.

“Një nga informacionet që kemi konfirmuar tani është se një numër i konsiderueshëm personash të infektuar në të vërtetë mbesin asimptomatikë. Kjo mund të jetë deri në 25 përqind”, tha Redfield.

Pastaj disa ditë më vonë, studiuesit në Islandë raportuan se 50 përqind e rasteve me koronavirus që dolën pozitive nuk kishin simptoma.

Në një raport tjetër të ri, CDC deklaroi se studiuesit në Singapor identifikuan shtatë grupe në të cilat transmetimi presimptomatik është shpjegimi më i mundshëm për shfaqjen e rasteve dytësore.

Si funksionon transmetimi: “Nuk është një ide e çuditshme me viruse të frymëmarrjes që një transmetim i tillë i paqëllimshëm të mund të ndodhë”, tha Dr. William Schaffner, një ekspert i sëmundjes infektive nga Qendra Mjekësore Universitare Vanderbilt në Tenesi.

- Advertisement -

TE FUNDIT