‘Duam të bëhemi me beb’, Xheni tregon si u njoh me partneren: Ishte e lidhur me një djalë, por…

Aktivistja e Komunitetit LGBT Xheni Karaj, në një intervistë për “Panorama plus”, ka treguar për herë të parë si është njohur me partneren e saj, Livian. Xheni tregoi se asokohe Livia ishte e lidhur me një djalë, por një puthje gjatë një koncerti ndryshoi gjithçka.

PUBLICITET

“Jemi njohur shumë vite më parë në punë, pasi Livia filloi të angazhohej me Aleancën si vullnetare. Nuk mendoja që Livia kishte të njëtat prirje si unë, pasi ishte në raport me një djalë, por dija me siguri që Livia ishte cool, mendjehapur dhe nuk e vriste mendjen se çfarë mendonin të tjerët. E vlerësoja për këtë pjesë, por si shoqe dhe kolege (Qesh). Më pas ma tha përmes një puthjeje që më erdhi e papritur. Kishim pirë pak dhe ishim në një koncert. U habita dhe kuptova që Livia ishte treguar më e shkathët se unë”, tregoi Xheni për gazetaren Klotilda Harka.

Xheni dhe Livia kanë katër vite bashkë, por Livia vitin e parë e quan eksplorim të vetes. “Sipas llogarive të mia janë tri vite, pasi vitin e parë kam përjetuar shumë ulje-ngritje emocionesh dhe pasigurish, duke qenë se ishte marrëdheënia ime e parë me një vajzë. Për këtë arsye, vitin e parë e perceptoj më shumë si një eksplorim të vetes, sesa përjetim i mirëfilltë i një marrëdhënieje”, u shpreh Livia.

Xheni dhe Livia treguan se prindërit e pritën shumë mirë lidhjen e tyre dhe ndihen me fat që kanë prindër që i kanë mbështetur në zgjedhjet e tyre.

Vajzat po mendojnë edhe për një beb. “Diskutimi për një beb është i vazhdueshëm në familjen tonë. Kur diskutojmë rreth dëshirës sonë për të pasur një fëmijë, kuptojmë që e rëndësishme për ne nuk është kush do ta mbajë në bark fëmijën. Por si do ta bëjmë shoqërinë ku jetojmë më të mirë, në mënyrë të tillë që fëmija ynë dhe të gjithë fëmijët e tjerë të jetojnë në një botë ku mbizotëron drejtësia sociale, barazia dhe mbi të gjitha dashuria”, u shpreh Livia.

Burimi: Panorama Plus

PUBLICITET