15.5 C
Tirana

Drejtoresha e Zyrës Arsimore tregon pse u shpreh dje për vajzën se ishte shtatzënë.

VENDI

Nxënësit e gjimnazit Janaq Kilica në qytetin e Fierit kanë kaluar momente te veshtira edhe gjatë paradites së kësaj të enjte. Një ditë pasi 42 nxënës të këtij gjimnazi u dërguan në spital pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen si pasojë e hedhjes së spërkatësve me piper një tjetër nxënëse është ndjerë në ankth gjatë orës së parë të mësimit.

Prania e autoambulancave ka bërë që prindërit të dynden në dyert e shkollës dhe të kërkonin sqarime për fëmijët e tyre. Në këto momente drejtoresha e Zyrës Arsimore të Fierit në tentativë për të sqaruar prindërit e frikësuar dha këtë sqarim është shtatzënë.

Por e kontaktuar më pas me telefon nga reporterja e A2 drejtoresha e Arsimit të Fierit i ka kërkuar ndjesë nxënëses dhe prindërve të saj për atë deklaratë të nxituar.

Ajo u shpreh se vajza nuk ishte shtatëzënë por kishte patur gjendje ankthi. Dhe se shtatëzëninë e kishte përmendur për shkak se në të vërtetë një mësuese e shkollës ishte shtatëzënë dhe në ato momente kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë për ngjarjen e një dite më parë policia dhe prokuroria kanë proceduar dy nxënës 15 vjeçarë të cilët hodhën në ambientet e shkollës spërkatësin me piper.

- Advertisement -

TE FUNDIT