22.5 C
Tirana

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore: S’ka doreza vini përparëse e merrni raki nga shtëpia…

VENDI

Partia Demokratike ka publikuar audion e një bisede që thotë se është mes drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë dhe personelit mjekësor ku diskutohet për masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar këtë moment ku dëgjohet e gjithë biseda zhvilluar brenda qendrës dhe që problem kryesor ngre mungesën e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore.

Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët.

Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë.

Për fat të keq drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr 8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për tu thënë qytetarëve të vërtetën shkruan Bardhi.

Në bisedë personeli ngre shqetësim edhe nëse do të kenë kontakt me një person të mundshëm të infektuar por drejtoresha e qendrës shëndetësore Blerta Berberi u thotë të vënë përparëse.

Në mungesë të dezinfaktitit që mjeket e qendrës dëgjohet ti thonë se mungojnë edhe në farmaci drejtoresha thotë që të marrin raki nga shtëpia.

Ndërkohë vihet re edhe mungesa e ujit në këtë qendër pasi sipas mjekeve që dëgjohen furnizimi i ujit është me orar dhe pasditja nuk ka ujë duke i detyruar ti lajnë duart me bidonë.

Siç lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë të ditur më herët Partia Demokratike ka dërguar grupet e saj të inspektimit nëpër spitale e qendra shëndetësore për të parë vetë nga afër se çfarë masash parandaluese janë marrë nga qeveria për parandalimin e prekjes nga koronavirusi.

- Advertisement -

TE FUNDIT