Dorëheqja e Haradinajt, reagon Vuçiç: Mashtrim politik

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij “mashtrim politik”.

 

Siç raportojnë mediat serbe në një dalja para mediave, Presidenti Vuçiç është shprehur se: “Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”.

 

Vuçiç në një konferencë për media tha se i kupton pritjet e serbëve për drejtësi, dhe thirrjen nga Specialja që Haradinaj të shkojë si i dyshuar për krime lufte.

 

“Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti”, tha Vuçiç.

Top Channel