Doli të kërkonte bagëtitë, zhduket i moshuari

Një 74 vjeçar nga Leskoviku ka humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh

 

Dhimitër Baze, 74 vjeç, sipas policisë kishte dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë por si rrjedhoje ka humbur kontaktet me familajrët

Policia njofton se që prej mëngjesit të djeshëm, efektivët po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.

 

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.