“Do zbuloj bosat e bandave kriminale”, gazetari gjerman paralajmëron ‘tërmet’ përgjimesh

Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i 16 audio-përgjimeve të Bild, gazetari gjerman ka paralajëmruar ‘furtunën’ e radhës.
Në një intervistë për “A show”, Peter Tiede, shprehet se këtë radhë do të zbulojë bosat e bandave që blejnë votat për Partinë Socialiste.
“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime. Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ndër të tjera gazetari i “Bild”.
Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.
Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama janë kapur në negociata për shit-blerje votash.
Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.