11.5 C
Tirana

“Do vijnë muaj edhe më të vështirë”, shkrimtarja amerikane që parashikoi Covid-19, lëshon paralajmërimin e fortë për të ardhmen

VENDI

Shkrimtarja amerikane Laurie Garrett e cilësuar si “profetja” e Covid-19, por ndërkohë ajo ka deklaruar se ka parashikuar edhe muaj më të vështirë, siç e quan ajo “tërbim kolektiv” në të ardhmen.

Garrett ka paralajmëruar sëfundmi në bestsellerin e vitit 1994 ‘The Coming Plague’, dhe në librat dhe fjalimet e mëvonshme, se çdo të ndodhë me botën me një pandemi si Covid-19.

“Ajo e pa që po vinte.” – deklaroi gazetari i Neë York Times Frank Bruni.

“Edhe pse tashmë po flitet për një ilaç kundër COVID-19, me emrin Remdesivir, ajo tha se kjo nuk do të na ndihmojë të dalim nga kjo gjendje. Ne kemi nevojë për një kurë ose një vaksinë dhe jo ilaçe që vetëm të ndihmojnë aty për aty.” – u shpreh Garret.

Por nuk mund ta imagjinoni që vaksina mund të vinte diku vitin tjetër, dhe COVID-19 do të mbetet një krizë për shumë më gjatë se kaq.

“Unë u kam thënë të gjithëve se kronologjia e ngjarjeve që unë parashikoj është afro 36 muaj, dhe kjo është në rastin më të mirë.” – u shpreh shkrimtarja.

- Advertisement -

TE FUNDIT