13.5 C
Tirana

Do të largohet nga Tv Klan? Ermal Mamaqi na konfuzoi me përgjigjen e tij

VENDI

Prej disa kohësh po qarkullon lajmi se Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan. Është thënë gjithashtu se moderatori do të zhvendoset sërish në Top Channel. Ai nuk ka reaguar rreth këtij lajmi, por i ftuar në emisionin “Treshat”, Ermali është pyetur nga Bora për lëvizjen e tij të mundshme.

Bora Zemani:-A do të vazhdojë “Xing me Ermalin” sezonin e ardhshëm?
Ermal Mamaqi:-Do vazhdojë patjetër, besoj.
Bora Zemani:-Do të vazhdojë në Klan?
Ermal Mamaqi:-Po, besoj, patjetër në Klan
Bora Zemani:-Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë dhe një gjë tjetër?
Ermal Mamaqi:-Po, mund të jetë një gjë tjetër.

Ermali e ka pranuar se do të jetë në tv Klan, por ka thënë se mund të ketë edhe diçka tjetër. Cili version është i vërtetë? Duhet të presim shtatorit për të parë se ku do të jetë Ermali.

Burimi: Revista Class

- Advertisement -

TE FUNDIT