8.5 C
Tirana

“Do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve”, kryeministri Rama nis ditën me Teatrin Kombëtar, publikon foto nga…

VENDI

Nje dite pasi Tirana zjeu nga protestat, e te tjera jane lajmeruar ne vijim, pas prishjes se Teatrit Kombetar, Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot me projektin e Teatrit te Ri Kombetar, duke garantuar se ai do te kete pelqimin e te gjitheve.

 

Teksa poston foto te projekt idese se konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, Rama shkruan se “Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e másàkruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar”.

 

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES😊 me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels🙏

 

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…

 

Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt🙏

 

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️ #TiranaqëDuam❤️

 

- Advertisement -

TE FUNDIT