11.5 C
Tirana

‘Djali vdiq, nuk më duhet’ Gjesti i gruas shqiptare, i jep respirator 20 mijë euro spitalit

VENDI

Spitali i Vlorës u bë me respirator të ri në një kohë të vështirë të luftës me koronavirusin, kur këto aparatura shpëtojnë jetë.

Aparatura ishte blerë vite më parë nga familja Idrizaj për djalin e sëmurë, por nuk u përdor kurrë. I biri e humbi betejën për jetën, ndaj nëna e tij tashmë mbetur e vetme vendosi ta dhurojë për të shpëtuar të tjera jetë. Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.

Aparatura do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre. Ky model respiratori i pajisur me gjitha pjesët kap në treg vlerën e 20 mijë eurove. Por përtej vlerës në para, ai merr një rëndësi të veçantë për faktin se është një dhuratë në një kohë lufte me virusin që ditë pas dite po rrit numrin e të prekurve dhe viktimave në Shqipëri./oranews

- Advertisement -

TE FUNDIT