7.5 C
Tirana

Djali i Remzi Hoxhës: Të gjithë e dinë veprimtarinë e Sali Berishës në dëm të kombit

VENDI

24 vjet nga zhdukja e babait Ardian Hoxha ka thënë se të gjithë e dinë veprimtarinë e Sali Berishës në dëm të kombit. Ardian Hoxha, i biri i ish veprimtarit Remzi Hoxha i zhdukur 24 vjet më parë në Shqipëri, ka thënë se babai i tij ka qenë dëshmitarë i disa takimeve të ish krerëve të lartë të Shqipërisë së asaj kohe me Sllobodan Millosheviqin dhe figura tjera kontroverse. Në njërin nga udhëtimet ku ka qenë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën derisa po ktheheshin nga Shqipëria nga pjesa e Pogradecit kur arrijnë në kufi polici i kthen duke ju thënë të kthehen nga Qafëthana, ku dhe kthehen dhe i ndalon një person civil që të parkohen derisa kalon eskorta e Presidentit.

Këta kthehen nga Qafëthana dhe ai ndalet në Shkup sepse aty kishim familjen dhe normal që përndiqej dhe nuk mund të shkonte në Kosovë. Në lajmet kryesore del si lajm kryesor që Sllobodan Millosheviqi është takuar me Kiro Gligorovin në Shën Naum. Në atë kohë ska pasë telefona mobil. Të tre pa komunikuar e kanë bërë lidhjen që edhe Sali Berisha iu paska bashkëngjitur në takim, ka thënë Ardian Hoxha, njofton Klan Kosova.

Basri Zuka e shkruan një letër në emër të shoqatës dhe ia dërgon presidentit Ibrahim Rugova ku thuhej se kështu kështu e pamë Berishën të shkonte për në Maqedoni dhe a jeni në dijeni se edhe ky është takuar me Millosheviqin dhe Gligorovin?. Këtë letër ia ka dorëzuar Adnan Merovcit, ia jep letrën Presidentit Rugova dhe ai ndërkohë e pyet Berishën se a ka qenë edhe ti? Kush të ka treguar, Remzi Hoxha. Duhet theksuar këtu se babi im nuk ka pasë fotografi a video, mirëpo ata kanë dyshuar se ka.

Ardian Hoxha në Analiza Zgjedhore ka thënë se babai i tij Remzi Hoxha kishte qenë dëshmitar edhe i një takimi tjetër. Ky është elementi një, kurse dy është që në Shkodër shkon babi im shkon me ekipin e punës për të inspektuar një punishte. I mbarojnë punët dhe shkojnë për drekë në një restorant. E sheh Basri Gazidedën duke drekuar me Arkanin. Babi im ka qenë mik i mirë me Pjetër Arbnorin dhe e njofton se i kam pa, kështu-kështu duke i thënë se në po përgatitemi për luftë dhe këta po drekojnë bashkë.

Edhe Arbnori i tregon Berishës. I thotë kush të tha? Ai, Remzi Hoxha. Kemi menduar se Sali Berisha është babi i kombit duke përfshirë edhe babin tim, por doli të ishte e gjitha një maskë. Të gjithë dinë për veprimtaritë e Sali Berishës në dëm të kombit shqiptar. Në fund të intervistës ai ka thënë se krejt çfarë duan janë eshtrat e babait. Fokusi ynë ka qenë ti gjejmë eshtrat. Ne gjithmonë e kemi kërkuar trupin. Duam tia bëjmë një varr. Nuk këkrojmë të dënohen absolutisht nga ata.

- Advertisement -

TE FUNDIT