7.5 C
Tirana

Ditmir Bushati: Për mua Lulzim Basha nuk ekziston fare.

VENDI

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dal sot hapur kundër propozimit të kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla, i cili propozoi miratimin e një rezolute kundër ndikimeve të huaja në Shqipëri. Sipas Bushatit miratimi i këtij propozimi është një gafë e rëndë, madje ai ka thënë se nuk duhet të miratohet një rezolutë për të marrë si referencë, akuzat politike për ndikimin rus në PD dhe kreun e e opozitës, Lulzim Basha.

Për mua Lulzim Basha nuk ekziston fare. Nuk mund të marrim si referencë Lulzim Bashën. Edhe sikur 10 palë zgjedhje të bëjmë ne do ta mundim Lulzim Bashën, tha Bushati. Ndërkohë që më tej, ish kreu i diplomacisë u shpreh se nuk i qërojmë dot politikisht hesapet me Lulzim Bashën, duke përfshirë aktorë të tjerë. Po ju them që në këtë proces zonja kryetare, duhet që ne si komision për dhënie mendimi, por ne duhet të kishim rolin kryesor, ne si deputet para se të përfshihemi në këtë proces duhet të jemi të kthjellët dhe të dimë.

A është në përputhje terminologjia me gjithë dokumentet që ka miratuar qeveria shqiptare? Dhe po ju them që nuk është dhe prapë me shqetëson. Objektivat e kësaj rezolute janë në përputhje? Po ju them që nuk janë. Më tej ish ministri shtoi se në këtë rezolutë nuk caktohen detyra të qarta për institucionet shqiptare. Në qoftë se ne kemi hallin se si penetrojnë këto ndikime në media, jemi ne që kemi çuar një tekst në OSBE për paketën antishpifje dhe në qoftë se duam referencë që të përmbushim standardet e OSBE-së dhe BE, në qoftë se kemi nevojë për këtë gjë, po.

Por nëse miratojmë këtë rezolutë, e zënë jam Edi Rama kryeministër, çfarë objektivash me keni vendosur në këtë dokument? Çfarë mekanizmash dhe çfarë detyrash me keni dhënë që nuk i kemi bërë deri më sot, u shpreh ai. Më tej Bushati ka kërkuar që të bëhet një analizë e thelluar për këtë proces dhe jo të miratohet një rezolutë e cila nuk është në përputhje me strategjinë e qeverisë. Me duroni se e kam të nevojshme tju them, se jemi vend anëtar i NATO nuk është vend dordolec.

Dhe ju keni bërë dy vite për të lëvizur me ministrinë e Mbrojtjes nga aty ku ishit, te Shkolla e Bashkuar sepse është vend anëtar i NATO sepse kishte infrastrukturë dixhitale aty dhe e certifikon dikush tjetër. Unë po ju them që na duhet qasje kombëtare për këtë proces. S’mund të dalim jashtë kësaj tradite, tha Bushati. Në fund, rezoluta është hedhur në votim dhe është miratuar me qëndrimin kundër të Ditmir Bushatit, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë votuar pro.

- Advertisement -

TE FUNDIT