12.5 C
Tirana

Dikur të burgosurit dilnin për të drekuar me deputetë

VENDI

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur deputetit Lefter Maliqi për situatën në institucionet e dënimit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Gjonaj u shpreh se në fillim të këtij viti lëshoi një urdhër për informim për të gjitha praktikat që shkojnë në gjykatë, për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie. Ndërsa shtoi se janë marrë një sërë masash ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas.

Kemi ndërmarrë një sërë propozimesh për ligj të ligj për të dënuarit, paraburgosurit dhe policinë e burgjeve, që do të ndryshojnë që të mos ndodhin në të ardhmen. Por më duhet të them që një progres ka shënuar trajtimi i punonjësve të policisë së burgjeve, uniformat dhe transporti. Nuk mund të transferohen larg banesave të tyre. 650 punonjës janë rekrutuar me trajnime. Nuk ka më emërime nepotike.

Ndër të tjera, ministrja theksoi se është mbyllur historia me leje të veçantë në mënyrë abuzive, që darkonin me deputetë, apo dilnin jashtë për të kryer të tjera vepra.

Në 2019, 373 ngjarje janë referuar në prokurori. Lejet për të dënuarit kalojnë në komision. Edhe për rastin e fundit që i keni veshur vetes cilësinë e gjyqtarit, për shkarkimin, nuk e kuptova cili ishte shqetësimi juaj. Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bënin sikur nuk shikonin shkeljet që ndodhnin, sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm 41-bis. Zoti Maliqi nuk kam parë ndonjë rezultat kur keni qenë zv/ drejtor i Burgjeve.

- Advertisement -

TE FUNDIT