12.5 C
Tirana

Deutsche Welle reportazh në Shqipëri: Si iu bashkuan 100 të rinj luftës së ISIS

VENDI

Deutsche Welle i ka kushtuar një reportazh radikalizmit të islamit në Shqipëri.
Sipas hulumtimeve, mbi 100 të rinj shqiptarë janë nisur për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe Irak. Mendohet se gjysma e tyre janë vrarë, zhdukur apo që nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakte me vendin.
DW ka vizituar burgun e Fushë-Krujës ku ka biseduar me disa prej personave që vuajnë dënimin për terrorizëm.
Të ashtëquajturit “imamët” edhe pse gjenden prapa hekurave, ende përkrahin militantët e “shtetit islamik”.
Ata nënvizojnë se duhet të ishin të parët që të shkonin në vatrat e luftës për të mbrojtur popullsinë myslimane nga forcat e NATO-s dhe ushtria e presidentit sirian Bashar Al-Assad.
Një prej tyre është edhe Fadil Myslimani i cili sipas vendimit të gjykatës rezulton se përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.
“Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori. Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë,” ka rrëfyer Fadil Myslimani për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.
Reporterët e DW vizituan edhe fshatin Leshnicë të Pogradecit, i cili u shndërrua në një bazë të islamit radikal në Shqipëri.
Duket se sot gjithçka ka përfunduar dhe banorët i janë rikthyer jetës normale. Ata që vuajnë ende janë familjarët e personave të zhdukur që morën rrugën për në Siri.
Të gjendur të pashpresë për t’i parë sërish, ata apelojnë për rikthimin e tyre.
Kryeplaku i fshatit Vladimir Lipo tregon se personat që ikën nga fshati për të luftuar në Siri nuk kanë qenë problematikë duke shprehur habi se si ata mundën të binin pre e islamit radikal.
Më poshtë mund të ndiqni reportazhin e plote ne anglisht

- Advertisement -

TE FUNDIT