16.5 C
Tirana

Detaji që i mban të lidhura “përjetë” Duan dhe Ritën

VENDI

Të bukura, të suksesshme, të adhuruara nga miliona fansa në të katër anët e botës, ndajnë të njëjtën gjuhë e kombësi, dhe jo vetëm, Dua Lipën dhe Rita Orën, vajzat e njohura që s’u bënë kurrë mike, i bashkon lidhja e ngushtë familjare.

Nuk e dimë nëse gjyshërit e dy këngëtareve do të kishin krenarë që mbesat e tyre s’flasin me njëra-tjetrën, por nëse do të ishin akoma gjallë me siguri do e pleqëronin këtë gjë në ndonjë pijetore, sikundër tregon kjo foto e përbashkët e tyre në 1960-n.

Fotoja e rrallë është publikuar nga babai i Duas, Dukagjin Lipa. Ky i fundit shkruan “Babi im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë së bashku në vitin 1960 në qytetin e Pejës.”

Gjyshi i Dua Lipës mund të jetë harruar nga gjeneratat e reja, por kontributi i tij e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë. Profesor doktor Sit Lipa ka shërbyer si drejtor i ”Institutit të Historisë së Kosovës” në Prishtinë, si dhe është autor i shumë botimeve shkencore.

Nga ana tjetër, jo rastësisht Rita është marrë me art, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe gjyshi i saj nga babai, Besim Sahatçiu. Ai ka qenë regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite./Living

- Advertisement -

TE FUNDIT