10.5 C
Tirana

Detaje nga zjarri në Spitalin e Durrësit, 5 pacientë të asfiksuar

VENDI

Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka rënë në Durrës ku si pasojë janë asfiksuar pesë pacientë.

Infoemacionet bëjnë me dije se zjarri ka rënë mesnatën e së premtes në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ku janë përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

- Advertisement -

TE FUNDIT