14.5 C
Tirana

Detaje nga zjarri në banesë në Shkodër, zjarri i qëllimshëm.

VENDI

Problemet e shumta me bashkëshorten e kanë çuar një 70 vjeçar drejt aktit në vetëv rasje. Ismet Abdurramani i ka vënë flakën apartamentit ku ai jetonte i vetëm e ku për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 19 në një pallat 5 katësh në lagjen Ahmet Haxhija në Shkodër ku fillimisht u raportua si shpërthim të bombolës së gazit.

Por më pas burime nga grupi hetimor bën me dije për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja se nuk rezulton të ketë ndodhur një gjë e tillë. Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse nuk mundën të shpëtojnë të gjallë 70 vjeçarin.

Tre makina zjarrfikësve mbërritën në vendin e ngjarjes. Ata nuk lejuan përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit. Megjithatë për arsye sigurie u evakuuan të gjithë banorët.

- Advertisement -

TE FUNDIT