17.5 C
Tirana

Dështimi me negociatat, Bushati shigjeton Ramën: Nuk mund të fajësojmë…

VENDI

Ish ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati shigjeton qeverinë dhe faktorët politikë në Shqipëri për mos hapjen e negociatave. Nga Serbia ku ishte pjesëmarrës në një forum për forcimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Bushati tha se këto vende duhet të bëjnë autokritikë dhe të mos fajësojnë BE duke i dërguar një mesazh indirekt kryeministrit Edi Rama i cili deri më tani ka bërë presidentin francez Emmanuel Macron përgjegjës për mbylljen e derës për negociatat.

Ne duhet të jemi vetëkritikë. Nuk mund të vazhdojmë të fajësojmë vazhdimisht BE, deklaroi Bushati sipas portalit të njohur European western Balkans. Pyetja është se si ti bëjmë vendet tona më europiane. As Rusia dhe as Kina nuk po na ndihmojnë në këtë aspekt, tha ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT