Dëshmia shokuese që i la të gjithë pa fjalë: Burri ka pasur 50 gra, i nxirrte…

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan u trajtua një histori e pazakontë e zonjës Deliko, e cila në studio rrëfeu dh unën 15-vjeçare nga ish-bashkëshorti.

E bra ktisur nga fëmijët, ajo sot banon në një kasolle shumë afër bashkëshortit. Znj.Deliko kërkon nga vajza e saj që ta ndihmojë, sepse ndodhet në mes të katër rrugëve. Histosia e saj habit zonën Eni Çobani, por edhe publikun në sallë.

Eni Çobani: Ju çfarë dini për pjestimin e pasurisë që e fajësoni mamanë?

Blerta: Po e fajësoj sepse që ka arritur deri në këtë pikë është faji i saj. Babai i la një truall dhe një dhomë.

Eni Çobani: Kush ishte dhomë, ajo që qëndronin lopët edhe dhitë? Atë quan dhomë ti? Blerta: Po një kasolle. Të lutem zonja Eni.

Eni Çobani: Nëna jote i ka lëshuar shtëpinë 2-katëshe babait tënd dhe nëna me 4 fëmijë nga kjo drejtësi shqiptare është futur në kasollen e lopëve.

Blerta: Po!

Eni Çobani: Ju vazhdoni dhe jeni ngjitur me Rahmanin? Deliko: Zonja Eni ne kemi një mur ndarës. Nuk kisha ku të veja me 4 fëmijë.

Deliko: Zonja Eni ai vjen fle me bashkëjetuesen aty tek unë. Djali fle me nusen në një dhomë ai tek dhoma tjetër.

Eni Çobani: Aty tek ti? Domethënë e ka vazhduar jetën Rahmani ka marrë grua tjetër?

Deliko: Ai Rahmani ka marrë mbi 50 gra, i mbante nga dy muaj, i rr.ihte, i to.rturonte, i nxirrte dhe la.kuriq, ka pasur raste që kjo ju ka dhënë rroba që i vis.hinin dhe iknin. Nga to.rturat ato iknin. Tani ka marrë një tjetër, po e ka veshur me shami atë, edhe vjen fle aty tek shtëpia ime, shtëpinë e tij e lë bosh.

Eni Çobani: Pa fjalë!

Ish-bashkëshorti i zonjës Deliko, Rahmani ndërhyn në studio përmes lidhjes telefonike. Ai mohon të gjitha akuzat dhe refuzon që ta ketë dh.unuar ish-gruan. Rahmani tregon se është në gjyq me Delikon, sepse ajo ka shkatërruar sende nga shtëpia e tij, por gjithashtu e akuzon se ka dh.unuar atë dhe bashkëjetuesen e tij aktuale.

Rahman: Unë jam divorcuar dhe divorcin e kërkoi Deliko. Në vitin 2003, a diçka e tillë, ka ndarë dhe pasurinë ashtu siç e deshi ajo dhe u kam dhënë pension fëmijëve. Kam 6 fëmijë unë, se kam dhe dy të tjerë, por dhe këtyre të katërve ju kam dhënë pension sipas ligjit. Përsa i përket kësaj që i kam ushtruar dh.unë, për sa i përket viteve kur ishim të martuar, pse s’u ankua ajo zonja. Dhe ajo zonja meqë unë kam ushtruar dh.unë për 15 vite sa ishim të martuar dhe 20 vite sa ishim të divorcuar, sot u kujtua kjo, apo sot kërkon të më shkatërrojë me çdo kusht. Jam në proces gjyqësor, se është ajo me gruan time, me bashkëshorten time.

Eni Çobani: Pra dy gra që zihen për ju? Rahaman: Jo nuk zihen për mua. Eni Çobani: Për çfarë zihen?

Rahaman: Për veten e vetë. Dhe unë në gjyq jam për shkelje të urdhrit të mbrojtjes se ajo më ka shkatërruar disa gjëra, më ka ushtruar një dh.unë psikologjike.

Zonja Eni Çobani kërkon prej tij një ballafaqim në studio me ish- bashkëshorten dhe fëmijët, por Rahmani shprehet se vetëm pas përfundimit të proceseve gjyqësore mund të vijë në studio. /tvklan.al