18.5 C
Tirana

Dëshmi rrëqethëse për vetëflijimin e nënës dhe vajzës, e afërmja: Vinte erë e keqe

VENDI

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në Kombinat të Tiranës. Nëna dhe dy vajzat e saj u vetëflijuan, pasi besonin te Ringjallja, duke qenë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi humbën jetën, ndërsa Blerata Josifi arriti të shpëtonte.

Mësohet se Anisa Josifi kishte vde kur që 15 muaj më parë, por ajo mbahej në banesë nga nëna dhe motra.

 

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe një e afërme e familjes. Për Report Tv ajo tregon se Anisën e ka parë që në janar të 2019. Ndër të tjera ajo shton se kur ka shkuar në banesë për vizitë ka ndjerë një erë të keqe, por i është thënë se Anisa është në ditët e Zotit dhe nuk duhej të lahej.

E afërmja ka treguar:

 

Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet. Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin.

- Advertisement -

TE FUNDIT