Deputetin e opozitës e “harrojnë”, s’e ftojnë në takimin me zyrtarin e SHBA. Shikoni ç’bën ai

eputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri, i cili nuk mungon në asnjë seancë plenare dhe voton pro çdo nisme të qeverisë ishte sot pjesë e tryezës që një grup deputetësh zhvilluan me shefin e zyrës politike të Ambasadës së SHBA, Ian Crawford në Kryesinë e Kuvendit.
Por, Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve, nuk është njoftuar për këtë takim, madje informacionin e ka marrë nga gazetarët.

PUBLICITET

 

Deputeti i opozitës është shprehur i habitur, kur gazetari i “Panorama”, Mariglen Kume e ka pyetur, nëse ishte i pranishëm në takimin me zyrtarin e SHBA.

 

“Ouuuu tani po bëhet? Këtu? Nuk më ka lajmëruar njeri mua. Janë lart ata?”, tha ai i habitur.

 

Pasi u informua për takimin ai ka kthyer biçikletën e tij rozë dhe është ngjitur në mbledhjen qe u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

PUBLICITET