Dëmtimet nga tërmeti/ Shoqërohen në polici dhjetëra zyrtarë

Një supër aksion I policisë së shtetit është zhvilluar pasditen e kësaj të martë në Kashar, Farke dhe Vorë.

Mbi 40 persona raportohet se janë shoqëruar në polici në lidhje me hetimet mbi abuzimet me cilësine e ndërtimeve që solli dëme të konsiderueshme në mjaft godina nga tërmeti I 26 nëntorit.

Mësohet se në mesin e personave të shoqëruar në komisariat janë ish drejtues të njësive vendore në Vorë, Kashar e Farke, sheaf urbanistike, inxhinjere dhe zyrtare të shumte të këtyre institucioneve të cilët kanë pasur për detyre të japin leje dhe të certefikojne ndërtimet individuale dhe pallatet në këto zona.

I shoqeruar edhe ish kreu i Komunes se Farkes, Fatbardh Plaku.

Tërmeti I 26 nentorit solli dëmtime të konsiderueshme në mjaft zona të Tiranës dhe në Vorë, një pjesë e të cilave nxorren në pah cilësine e dobët të ndërtimeve dhe abuzimet që janë kryer nga institucionet vendore.