6.5 C
Tirana

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Hap krahun, boll më se po degjeneron opozitën

VENDI

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ishte në një lidhje direkte në emisionin Java në RTSH, ku vijoi të ripërsërisë të njëjtat fjali siç bën nga ekrani në ekran.

Por, mesa duket demokratët janë të lodhur nga fjalët boshe dhe pazaret e Lulzim Bashës.

Video ku kryetari i Republikës së re, flet në emisionin Java në RTSH, është transmetuar live edhe në faqen e tij në rrjetet sociale, por demokratët kanë shpërthyer në kritika të forta kundër Bashës.

Një qytetar shkruan se është demokrat, por sipas tij Basha duhet të hapë krahun.

“Jam tmerresisht demokrat, po i ke … mrene kesaj pune,smerret pushteti duke iu lutur Edit, por me revolt. Priju njerezve ose hap krah.”-shkruan qytetari.

Ndërkohë, një tjetër qytetar shkruan se “Duhet ti pergjigjemi thirrjeve te zotit Berisha per protesta sipas rregullave qe deklaroi ai ne media”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Bëhu burë shteti, nese nuk mundesh lere ate pune, ashtë shume e rëndë qe po degjenerojmë si opozitë”.
LEXO EDHE: Ndryshon strategjia e opozitës/ Protesta në të gjithë Shqipërinë

Gjithashtu një tjetër demokrat shkruan “ Pa premtime boshe por me nje akt te vertete dhe te nevojshem”.

Kujtojmë këtu se edhe ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje mediatike është shprehur se duhet të thërrasin qytetarët në protestë, por kjo është kundërshtuar nga Basha. Në një dalje mediatike, pak ditë më parë, Basha u shpreh qartë se nuk do të thërrasë qytetarët në protestë.

- Advertisement -

TE FUNDIT