9.5 C
Tirana

Deklarata tronditëse: Në dhjetor, Lulzim Basha del nga politika

VENDI

Në studion e emisionit “Java në RTSH”, numri dy i socialistëve bëri një parashikim për të ardhmen, nisur nga e shkuara. Taulant Balla tha të premten mbrëma se kryetari i Partisë Demokratike do të dalë nga skena politike dhjetorin e këtij viti.

 

“Më lejoni t’ju kujtoj diccka që e kam thënë herën e fundit në emisionin tuaj. Kur kam qenë para gjashtë muajsh ju kam thënë se Lulzim Basha do të jetë një person që do të ketë hesape të rënda me drejtësinë në lidhje me dosjen e parave ruse.

 

Atëherë nuk më besuat dhe tani që Lulzim Basha është i pandehur, ndoshta kam të drejtë të marr revanshin mediatik. Unë nuk kisha si t’i dija më përpara hapat që do të ndërmerrte drejtësia, por e kam besuar që në fillim investigmin e revistës ‘Mother Jones’. Kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim se Basha gënjente kur deklaronte se kishte nisur në amerikë 75 mijë dollarë, por kishin mbërritur atje 975 mijë. Karriera politike e Lulzim Bashës ka përfunduar. Dhe këtu do të jemi kur të më vijë radha në atë ciklin e emisionit tuaj.

 

Ju thashë në janar 2019 për dosjen e parave ruse, po ju them edhe në 14 qershor se kjo dosje mbylli karrierën politike të Lulzim Bashës. Më ftoni në 14 dhjetor dhe do të më thoni se kisha të drejtë ” – tha Taulant Balla në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli edhe për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se data 30 qershor është një moment i rëndësishëm që do të konfirmojë se Shqipëria ndërtohet mbi parimin e rregullave ku prevalon Kushtetuta.

 

Ai solli në vëmendje se, Shqipëria është Republikë Parlamentare ku Parlamenti është institucioni më i rëndësishëm. “Presidenti të heqë dorë nga këto qasje, që nuk i bëjnë nder karrierës së tejzgjatur politike që ka pasur Ilir Meta” – tha Balla ndër të tjera.

- Advertisement -

TE FUNDIT