18.5 C
Tirana

Deklarata e rrallë e Bardhylit për burrin e parë të gruas: I jap dorën e kam…

VENDI

Në puntatën e sotme të emisionit Pa Gjurmë në Report Tv, Bardhyl Xhafa ka denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëjetueses së tij, 48 vjeçare Kozeta Duraj. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 21 tetorit, ku pas një debati në çift, se përse jo kishte shkuar në një dasmë pa lejen e tij, Kozeta ka marrë valixhen dhe dhe djalin me të cilin kishte me bashkëshortin e parë, me të cilin nuk ishte divorcuar me dokumente dhe është larguar nga shtëpia. Bardhyli dyshon se Kozeta është rikthyer me ish bashkëshortin e saj Arjan Durja, me të cilin ka dhe 5 fëmijë.

Para se ti drejtohej redaksisë së emisionit pa gjurmë, ai ka bërë vetë kërkim gjatë kësaj jave, ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortit të parë, por ajo i ka pasur dritat fikur dhe dera e jashtme është e mbyllur me zinxhir. I gjendur në rrethana të tilla, Bardhyli kërkon thjesht të dijë se ku ndodhet Kozeta, kjo edhe për shkak se ajo kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni. Ai tha se nuk mërzitet nëse Kozeta është rikthyer me bashkëshortin e saj të parë, madje tha se do ia jepte dorën nëse e konfirmonte një gjë të tillë, thjesht i mjafton të dijë se ajo është mirë, për shkak edhe të problemeve të shëndetit mendor.

Ka qenë ora 11 e natës dhe shkoi në një dasmë aty afër lagjes, unë i thashë pse dole pa leje bëmë disa debate dhe kishte dhe djalin me burrin e parë dhe i tha djalit të tij, Fabian e ka emrin dhe i tha çohu mami të ikim. Kërkoj ku është dhe shpresoj të jetë mirë. Kam shëtitur të gjithë Tiranën dhe kjo dilte disa herë dhe mblidhte bidona. Kemi kaluar aq bukur sa ska kaluar njeri. Kam shkuar në polici. Mami ndodhet te babi, më tha djali. Ka probleme me shëndetin mendor. Bashkëshorti i parë i ka të fikura dritat e ka lidhur me zinxhir derën.

Të më thotë vetëm mos u bëj merak. Do ti jap dorën, e kam vëlla, ta di se është mirë, u shpreh Bardhyli. Informacioni i fundit në studio, nga një zonjë, tha se e ka parë Kozetën në orën 12 te Farmacia 10. Ajo tha se Kozeta ishte e vetme me një valixhe të madhe të zezë në dorë duke u endur e vetme në rrugë. Kjo ka bërë që Bardhyli të shpërthejë në lot në studio, pasi tha se është i shqetësuar për shëndetin e saj pasi këtë një javë nuk ka pirë ilaçet.

- Advertisement -

TE FUNDIT