9.5 C
Tirana

Situata e vështirë në Durrës, banorët e prekur nga tërmeti nuk durojnë dot më.

VENDI

Qeveria nuk po arrin dot ti organizojë ashtu siç duhet ndihmat për qytetarët e prekur nga tërmeti. Në Durrës, i cili ishte edhe një nga qytetet që u shkatërrua më shumë nga lëkundjet e tokës, duket se punonjësit e emergjencave nuk po ia dalin dot të menaxhojnë situatën e krijuar nga banorët që kërkojnë ndihmat e tyre.

Në një prej pikave të caktuara për shpërndarjen e ndihmave të mbledhura, qytetarët janë në kaos total. Banorët e shumtë në numër ngjeshen pas njëri tjetrit për të marrë ushqim e batanije, por askush nuk iu jep gjë. Qytetarët mjaft të irrituar me situatën e krijuar i bërtasin punonjësit të policisë që ndodhet tek dera.

Po hapeni ore hapeni, dëgjohen ulërimat e banorëve të Durrësit. Ka edhe nga qytetarë që i bërtasin dhe ofendojnë njëri tjetrin. Mesa duket, qeveria nuk po ja del dot tiu vijë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti ashtu siç duhet edhe pse vazhdimisht deklarohet se janë mbledhur shumë ndihma.

Madje kryeministri Edi Rama bëri thirrje pak ditë më parë që të mos dërgohen më ndihma ushqimore, por vetë lekë sepse nuk ka më vend nëpër kampe por çështë e vërteta çdo ditë po shohim dhe dëgjojmë qytetarë të ankohen sepse akoma nuk kanë marrë asgjë, madje as për tu ushqyer. Sakaq Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion një numër ku mund të kontaktojnë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihma

- Advertisement -

TE FUNDIT