8.5 C
Tirana

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, reagon drejtuesja e MEK.

VENDI

Përfaqësuesja e muxhahedinëve në Shqipëri Maryam Rajavi e ka cilësuar si veprim të guximshëm në luftën kundër terr orizmit dhe sigurisë dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast nga ambasada në Tiranë të cilët u shpallën persona të padëshirueshëm. Përmes një postimi në rrjetin social Rajavi ajo shprehu mendimin e saj.

Ajo shkruan se masa e marrë nga qeveria shqiptare është një veprim i guximshëm në luftën kundër te rorizmit dhe sigurisë së refugjatëve iranianë në vend.

Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër ter rorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë.

Vende të tjera evropianë duhet të mësojnë nga Shqipëria. Pasi qendra diplomatike iraniane në vendet e tyre janë qendra spiunazhi dhe terrorizmi shkruan ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT