16.5 C
Tirana

Debate të forta në mbledhjen e strukturave të PS në Shkodër

VENDI

Eshtë shoqëruar me debate të forta mbledhja e strukturave të  Partia Socialiste e Shkodrës , një mbledhje e cila i paraprin zgjedhjeve brenda partisë.

Pas përfundimit të takimit, deputeti Arben Pellumbi njeherash kordinator i qarkut Shkoder i konsideroi debatet me shume qejfmbetje personale te antareve te partise socialiste sesa probleme thelbesore.

 

Ai shtoi se procesi i emerimit të drejtorëve të rinj në nivel rajonal po merr kohe pasi po tentohet të bëhet më e mira në shërbim të qytetarëve.

 

Pëllumbi u ndal edhe tek ngërci I krijuar në Bashkinë Shkodër, ku pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pushteti lokal po vijon të drejtohet nga Voltana Ademi së cilës I ka përfunduar mandate.Ai tha qe vetem presidenti i Republikes ka tagrin ta zgjidh duke dekretuar nje date te re per zgjedhje te pjesshme lokale.

 

Deputeti i PS ka komentuar dhe deklaratat e kreut te opozites Lulzim Basha per zgjedhje te parakohshme. Pellumbi tha qe kjo duket si terheqje e Bashes nga ultimatumet por zgjedhje nuk mund te kete pa u miratuar sidomos reforma zgjedhore.

- Advertisement -

TE FUNDIT