12.5 C
Tirana

Debat i ashpër, nxënësi – Hajdarit: Je shtojcë e Ramës

VENDI

‘Je shtojcë e Edi Ramës’. Kështu i është drejtuar një i ri sot Rudina Hajdarit ndërsa kjo e fundit po mbante fjalën e saj gjatë një takimi në Shkodër.

Debati mes Hajdarit dhe nxënësit nisi teksa deputetja nisi të fliste në në sallën e shkollës “Shejnaze Juka’ në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës të gjuhëve të huaja.

Një djalë u ngrit në këmbë dhe i tha deputetes së ajo nuk duhet të ishte aty. Hajdari e ftoi nxënësin të debatonte me të.”A e njeh Azem Hajdarin? Ai ka luftuar për demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin. Ti je shtojcë e Edi Ramës, je një turp” ju drejtua ai

Debati i plotë

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…

(I riu ndërhyn duke folur)
Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu

I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së

Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë

I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti.

Rudina Hajdari: Tani besoj se …

I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…
(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)

Rudina Hajdari: Të dashur nxënës
(Ovacione në sallë për Rudina Hajdarin) /Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT