10.5 C
Tirana

Dalin çmimet e biletave për ndeshjen Kukësi Partizani në Air Albania.

VENDI

Ende pa zhvilluar ndeshjen e nesërme kundër Luftëtarit Kukësi ka vendosur të publikojë çmimet e biletave për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Partizanit.

I gjithë ky përkushtim nga ana e klubit verilindor vjen pasi ndeshja do të zhvillohet në Air Albania Stadium. Ajo që bie në sy është se çmimet e biletave nuk janë aspak të kripura.

Por organizatorët janë munduar të vendosin çmime të arsyeshme me qëllim për të pasur sa më shumë tifozë në stadium. E gjithë kjo mund të bëhet pasi të gjitha ndeshjet e Kukësit këtë sezon do të zhvillohen jashtë qytetit të Kukësit dhe nevoja për mbështetje e mund atë për para.

Një biletë në tribunat pas portave do të kushtojë 500 lekë të reja. Në tribunën ballore çmimi është 1000 lekë të reja. Ndërkohë çmimet e biletave në tribunën vip janë 2000 dhe 3000 lekë të reja.

- Advertisement -

TE FUNDIT