11.5 C
Tirana

COVID-19, 12 RASTE TË REJA, 83 TË INFEKTUAR NË SHKODËR

VENDI

Nga 24 raste të reja pozitive me virusin COVID-19 në të gjithë vendin, 12 prej tyre I përkasin qytetit të Shkodrës.

Tashmë të prekur nga koronavirusi në qytetin e Shkodrës janë 83 persona duke e renditur qytetin e Shkodrës të dytin për nga numri I të infektuarve në të gjithë vendin. Nga 12 rastet e reja, një I përket një punonjësi të personelit mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës ndërsa 11 të tjerët I përkasin familjarëve të personave të infektuar ditë më parë në qytetin e Shkodërs.

Në këtë mënyrë janë zgjeruar më tepër vatrat ekzistuese të infeksionit në qytet. Numri I testimeve të bëra për koronavirus në qytetin e Shkodrës është rritur ditët e fundit, ku vetëm kwto 2 ditë është shënuar edhe numri më I madh prej 105 mostrash, prej të cilave 12 persona rezultuan pozitiv me COVID-19. Deri më tani, në qarkun Shkodër janë 83 persona të infektuar, në Vau Dejës janë 6 persona të infektuar dhe në Pukë 5 persona të infektuar.

Një ditë më parë, janë konfirmuar 3 pacientë të shëruar nga virusi COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që persona të shëruar ka edhe në bashkinë Vau Dejës dhe Pukë. Deri më tani, vetëm bashkia Malësi e Madhe I ka rezistuar virusit COVID-19 duke mos konfirmuar asnjë rast të infektuar.

Problem në këtë zonë mbetet edhe numri I vogël I testimeve që kryhen duke mos lënë të kuptohet qartë situata e krijuar. Çdo ditë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësir në Shkodër vazhdon ndjekjen e situatës epidemiologjike dhe gjurmimin e personave të cilët kanë patur kontakt me ata persona të cilët tashmë kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

- Advertisement -

TE FUNDIT