13.5 C
Tirana

Çfarë ka ndodhur më 6 prill?

VENDI

1327 Poeti italian Françesko Petrarka pa për herë të parë Laura de Noves, dhe ra në dashuri me shikim të parë. Nga ky rast, poeti u frymëzua dhe shkroi një numër sonetesh
Sonet, nga Petrarka shqipërim
Ishte dita kur rrezja e diellit u zbeh për vuajtjet e krijuesit keqardhje ndjeu unë nga sytë e tu u kapa, u lidha dhe nuk kundërshtova. Të mbrohesha s’kisha kohë Dashuria më goditi; veten e lëshova pafrikë të gjitha fatkeqësitë filluan mes trishtimit të pritur. Dashuria më çarmatosi, rrugën gjeti
për në zemrën time përmes syve që u bënë depo lotësh e dyer. Dashuria, padrejtësisht, pak mëshirë pati kur me shigjetë më plagosi; por për ty, që ishe e armatosur, harkun s’e përdori.
1613 Në Dubrovnik Raguzë lindi Stjepan Gradiç, filozof dhe shkencëtar kroat (v. 1683 Gradiç ishte dijetar. Ai përktheu autorë klasike, u angazhua në matematikë, fizikë, astronomi, letërsi dhe diplomaci shkroi edhe një poemë rreth tërmetit që shkatërroi Dubrovnikun më 6 prill 1667 poema e shkruar latinisht u bë nxitëse për ndihmën e organizuar nga e gjithë Evropa për qytetin e shkatërruar.
1722 Pjetri i Madh i Rusisë heq taksën e mjekrës, pas rreth 25 vjetësh. Të ardhurat nga kjo taksë përdoreshin për modernizimin e shoqërisë ruse sipas modelit evropian.
1868 Brigam Young Jang martohet me gruan e tij të 27-të dhe të fundit. Young 1801 1877 njihet si themelues i qytetit Salt Lake; ishte guvernatori i parë i Territorit Utah; themelues i Universiteteve Utah dhe Brigam Young. Ai kishte shumë pseudonime; më i popullarizuar ishte Moisiu Amerikan ose Moisiu Modern apo Moisiu Mormon, sepse, ashtu si figura biblike, Young udhëhoqi pasuesit e tij, Mormonët e parë, në një eksod përmes shkretëtirës, drejt tokës së premtuar, Utah.
1896 Lojrat e para moderne Olimpike u hapë në Athinë, Greqi. Lojrat tërheqën atletë nga 14 vende; ekipet më të mëdha që ishin nga Greqia Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Më 6 prill 1896, amerikani James Connolly fitoi garëshin e kërcimit të trefishtë të bëhet kampioni i pare olimpik në më shumë se 1500 vjet.
1911 Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe kunder pushtimit osman, luftëtarët e Hotit marrin majën e Bratilës afer Deçiqit dhe vendosin Flamurin Shqiptar kuq e zi. Ngritja e Flamurit ishte edhe treguesi më i qartë se qëllimi i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.
1917 SHBA i shpall luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.
1981 Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet Kosova Republikë!
1991 Ylli argjentinas i futbollit Diego Maradona pezullohet për 15 muaj nga Liga italiane për testim pozitiv për përdorim të kokainës
1992 Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 1.425 ditë tre herë më shumë se rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.
1994 Gjenocidi në Ruandë fillon kur avioni me presidentin ruandez Juvenal Habyarimana dhe presidentin e Burundit, Cyprien Ntaryamira rrëzohet si pasojë e të shtënave nga toka.

- Advertisement -

TE FUNDIT