14.5 C
Tirana

“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”/ Elvana Gjata “masakrohet” nga komentuesit

VENDI

Sot festohet dita e “Fiter Bajramit” dhe shumë të famshëm shqiptarë e kanë uruar sipas mënyrës së tyre. Mes tyre ka qënë edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila edhe pse i përket fesë katolike, këngëtarja ka bërë gjestin e përzemërt duke i kujtuar të gjithë fansat e saj myslimanë në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruan ajo në postimin në Instagram.

Por fotoja e përzgjedhur ka ngjallur debate pasi në të shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.

Disa prej fansave shprehen të irrituar se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.

“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!

“Foto e frikshme, më kap panik”.

“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”.

Ka dhe nga ata që e quajnë një gjest fisnik këtë postim të lëngëtares, duke qenë se ajo i përket besimit katolik:

“Shumë fisnike nga ana jote, Gëzuar”.

“Bravo @elvanagjataaaa pavarësisht që s’je myslimane, e urove Bajramin në mënyrën më të mirë dhe të sinqertë të mundshme. Yll”.

- Advertisement -

TE FUNDIT