12.5 C
Tirana

Çfarë e shkakton gjakrrjedhjen e hundëve gjatë dimrit?

VENDI

Në disa vende ku dimri është shumë i ftohtë për disa persona gjakrrjedhja nga hundët mund të jetë diçka që ndodh shpesh. Gjasat për të pasur gjakrrjedhje nga hundët janë më të mëdha në dimër sepse ajri i ngrohur i ambienteve të brendshme mund të thajë kalimet nazale dhe ti bëjë enët e vogla të gjakut brenda tyre më delikate.

Gjakrrjedhja nga hundët ndodh kur këto enë të vogla shpërthejnë apo çahen. Mund të mjaftojë një e kollitur e tështirë fshirje e hundëve që kjo gjë të ndodhë. Ndonjëherë gjakrrjedhja ndodh në pjesën e pasme të hundës e quajtur gjakrrjedhje posteriore. Ose mund të ndodhë në pjesën e përparme të hundës gjakrrjedhje anteriore.

Përgjithësisht gjakrrjedhjet nga hundët mund të jenë shumë të zakonshme dhe ndodhin më shpesh në të rriturit e moshës 50 deri 80 vjeç. Në disa raste ato mund të përsëriten zakonisht si pasojë e alergjive infeksionev, irritimeve nga kruarja e hundës fshirja e saj etj.

Gjithashtu edhe disa ilaçe sidomos ilaçet e hollimit të gjakut kundra krijimit të mpiksjeve të gjakut mund ta rrisin mundesine për gjakrrjedhje të hundëve. Për të ndaluar gjakrrjedhjen e hundëve si fillim shfryjini lehtë hundët më pas shtrëngoni hundën me dy gishta për 10 deri 15 minuta.

Qëndroni të përkulur para në mënyrë që mos të gëlltisni gjak dhe merrni frymë me anë të gojës. Aplikimi i një komprese të ftohtë apo pak akulli sipër hundës gjithashtu mund të ndihmojë. Mos u shtrini mos e përkulni kokën pas dhe mos vendosni asgjë brenda në hundë. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon pas 20 minutash kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT