13.5 C
Tirana

Çfarë do të ndodhë pas 13 majit, shenjat e Horoskopit që do të sprovohen më shumë këtë verë

VENDI

Astrologia Meri Shehu, e ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, parashikon që deri në fund të muajit maj do të mësojmë shumë të vërteta, mes të tjerash edhe të vërtetën për koronavirusin që ka shkaktuar pandemi globale.

 

“Pas datës 13, fillon numërimi mbrapsht dhe e vërteta fillon e del ashtu siç është, reale. Tashmë nuk ka më të vërteta të zbukuruara dhe të fshehura. Në këtë periudhë, deri në fund të majit do të marrim vesh të vërtetën për virusin, të vërtetën për jetën tonë, çfarë duam, çfarë nuk duam. Të vërtetën për marrëdhënien ekzistuese”.

 

Po ecuria e virusit, si do të jetë?

“Do të jetë pak më i fshehur do të thosha, më i zbutur… Unë kam dëshirën e madhe ose edhe parandjenjën që nuk do të jetë primare në vjeshtë, nuk do të jetë virusi gjëja më e rëndësishme që do të na shkaktojë probleme. Ishte katalizator i hapjes së problemeve, virusi ishte aq, sa hodhi bombën dhe iku. Mendoj se do të ikë në një farë mënyrë, ose nuk do të na shqetësojë aq shumë. Pasojat që mund të mos jetë vetëm çështja ekonomike, ose do dalë një gjë tjetër, që mund të mos jetë virus, por një sforcim marrëdhëniesh ndërshtetërore që mund të na komplikojë. Mendoj që virusi nuk do të jetë kaq dominant”, – tha astrologia.

 

Po ashtu, Meri Shehu renditi edhe shenjat që sipas saj do të sprovohen më shumë gjatë kësaj vere. Një ndikim jo të vogël në marrëdhëniet ndërpersonale dhe erotike, sipas saj, do të ketë edhe karantina.

“Në planin personal, erotik, se njerëzit tani që kanë dalë nga karantina, marrëdhëniet personale kanë filluar të sforcohen disi, sepse bashkëjetesa në një shtëpi fillon e nxjerr edhe probleme. Kur nuk del, kur nuk harxhon energji… tashmë do të preken disa shenja pak më fuqishëm dhe më me vështirësi.

 

Cilat janë këto shenja? Janë Binjakët, që e theksova, përballë Binjakëve ndodhen Shigjetarët. Shigjetarët, ndoshta do të jenë një nga shenjat që do të sprovohen më shumë këtë verë, përsa u përket marrëdhënieve të ngushta me të tjerët, sidomos marrëdhënieve në çift. Pra, diagonalja Binjakë-Shigjetar do të jetë shumë e sprovuar. Por edhe diagonalja Virgjëreshë-Peshq. Duhet të jenë shumë të vëmendshëm në marrëdhëniet personale dhe ekonomike, mund të kenë më shumë ngatërresa, keqkuptime dhe vonesa në përgjithësi”,- tha Meri Shehu.

- Advertisement -

TE FUNDIT