18.5 C
Tirana

Çfarë do të ndodhë me punëtorët në të zezë që nuk merrni as asistencë?

VENDI

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me qytetarët, ku ka njoftuar zhvillimet e reja në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Rama tha se tashmë në paketën e tretë të ndihmës ekonomike do të përfshihen 70 mijë familje. Po ashtu ai sqaroi se kjo kategori përfshin ata që punojnë në të zezë dhe që nuk marrin as ndihmë ekonomike edhe pse në sistemin e pikëzimit kanë qenë më lartë se ata që janë futur. Ndihma do të jetë direkte në formën e një bonusi.

“Për pak ditë mbaron lëvrimi i pagës së parë, tani nuk ka më nevojë për verifikime dhe të tjerat do të jepen rrjedhshëm pa asnjë problem. Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 40 mijë lekësh, procedura është shumë e thjeshtë dhe deri në javën e parë të majit parashikojmë që paratë të jenë të derdhura në kontot e tyre. Kam marrë shumë shpesh, shumë kënd që jeton në vështirësi dhe punon në të zezë nuk ka zgjidhje individuale, por duke analizuar se një pjesë e madhe e tyre që e ushtrojnë në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por edhe pse kanë pasur një pikëzim më i lartë se atyre që kanë hyrë, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë në javën, këtë javë, brenda kësaj jave do ta lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeuar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej” tha Rama.

Po ashtu, Rama ka bërë me dije se do të ngrihet një Task Forcë në kryeministri që do të shtrihet më pas deri në terren, për të inspektuar zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ndërkohë në bizneset e mëdha me shumë punonjës, që janë lejuar të hapen do të vendoset edhe një mjek.

“Një Task Forcë në kryeministri dhe më pas bashkiake dhe më pas grupe në territor që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e standarteve të vendosura sipas protokolleve për ata që ushtrojnë aktivitetin. Po punojmë për të vendosur ranë bizneseve që hyjnë në biznese me protokoll të kuq (risk i lartë) do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, që të mos ketë asjë cedim të zbatimin e rregullave”, tha Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT