17.5 C
Tirana

Celulari shkaktar i aksidenteve, ndryshime në Kodin Rrugor

VENDI

Megjithëse ditët e fundit janë regjistruar disa aksidente të rënda rrugore, statistikat flasin për 120 ngjarje më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në një intervistë për Vizion Plus, shefi i sigurisë rrugore, Skender Ismaili thotë se përdorimi celularit mbetet një ndër shkaqet kryesore dhe tepër shqetësuese.

“Është një fenomen që na ka vënë para një përgjegjësie të madhe për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin apo shkruajnë gjatë lëvizjes. Ndodhin aksidente ku përfshihen 5, 6 ose më shumë mjete që do të thotë se ka tërheqje te vëmendjes nga përdorimi celularit.”

Për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit policia ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë 10-fishimin e gjobës aktuale, ndërsa parakalimet e gabuara janë një tjetër shkak i aksidenteve rrugore.

“Janë marrë masa që radarët për monitorimin e shpejtësisë të vendosen pranë zonave turistike.”

Në këto dite kur pritet edhe rritja e temperaturave, policia ka dhe një apel.

“Natyrisht me ndryshimin e stinës drejtuesit e mjeteve duhet të ndërrojnë gomat e dimrit me ato të verës dhe të kryejnë kontrollin teknik të mjetit.”

Gjatë vitit 2018 në Shqipëri humbën jetën 213 persona në aksidente rrugore.

- Advertisement -

TE FUNDIT