Ç’do ndodhë nëse do ketë një valë të dytë të koronavirusit? Përgjigjet Pipero

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur për mundësinë e rikthimit të koronavirusit në fund të vjeshtës.

PUBLICITET

 

I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha se një mundësi e tillë nuk përjashtohet, ndërsa shtoi se kjo është një karakteristikë e infeksioneve respiratore.

Sipas tij, nëse do të ketë një valë të dytë, nuk do ketë këto efekte, pasi sistemet do të jenë më të përgatitura, ndërsa qytetetarët do të fitojnë imunitet dhe do jenë më të ndërgjegjësuar.

 

Pipero tha se do të mjaftonte distancimi social dhe larja e duarve për ta përballuar një valë të dytë të virusit.

Ai tha:

Nuk përjashtohet një mundësi në fund të vjeshtës. Nëse do kemi një rikthim nuk do ketë këto efekte. Sistemet janë më të përgatitura, një pjesë e mirë do fitojë imunitet, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, do kemi më shumë armë në dorë, neve mjekët. Impakti nuk do jetë ky. Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet ekonomia dhe jeta.

Më tutje, ai shpjegoi pse disa vende e kaluan më lehtë virusin dhe disa të tjerë në mënyrë më tr aumatike.

Ai shtoi:

Së pari ka teori që janë tre lloje virusesh. Së dyti u var shumë nga koha kur u morën masat. Në Kinë rastet e para u identifikuan në 21 janar. Wuhani u mbyll në 23. Nëse do ishte mbyllur në 22, rastet dhe vde kjet do ishin 40% më pak. Iu qëndruam masave në kokë, por mbi të gjitha qytyetarët i kanë respektuar ato në maksimumin e mundshëm.

PUBLICITET