16.5 C
Tirana

BUSHAT:QELLON ME ARME GJAHU MJETIN E PERSONIT NE KONFLIKT,ARRESTOHET

VENDI

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu.
Policia arreston në flagrancë autorin.
Sekuestrohet arma e gjahut
Më datë 07.03.2018, rreth orës 14:45, në fshatin
Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë,
ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Zefjan Çuni,
40 vjeç, banues në fshatin Bushat.U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.
I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që
drejtohej nga shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT