13.5 C
Tirana

Bushati në ekspozitën “Shkodra, familja-shtëpia-historia ime”

VENDI

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në ekspozitën “Shkodra, familja-shtëpia-historia ime”.
Ekspozita ishte ndërtuar me foto te vjetra të shtëpive shkodrane para viteve ‘90, të cilat përtej të qenit godinë, shpalosin historinë.
Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Ismet Halilit, Monument Kulture Kategoria I dhe u shpalosen 50 foto të Shkodrës dhe Prizrenit.
Ministri Bushati vlerësoi këtë nismë në promovimin e vlerave dhe theksoi se është detyra e politikanëve për të mbështetur iniciativa të tilla.
Ministri Bushati bëri me dije se “sivjet është viti evropian i trashëgimisë dhe kjo që po shohim ne këtu është vetëm një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe kontributit që ka
Shkodra jo thjeshtë në historinë e Shqipërisë po të kombit shqiptar”.
Për Ministrin Bushati dhe përzgjedhja e Shkodrës dhe Prizrenit ka simbolikën e vet, jo vetëm
nga pikëpamja arkitekturore por dhe për simbolikën e Bashkimit Kombëtar.

- Advertisement -

TE FUNDIT