17.5 C
Tirana

Bushati flet nga Washingtoni: Gabim…

VENDI

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në një vizitë zyrtare Washington DC në cilësinë e kreut të delegacionit Parlamentar të OSBE.

Në nisje të kësaj vizite Bushati është ndalur në një diskutim të hapur me diplomatë dhe ekspertë në Atlantic Council mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Ish kreu i Diplomacisë Shqiptare tha se, procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të trajtohet si përgjegjësi historike nga ana e BE në funksion të konsolidimit të projektit europian të ribashkimi të kontinentit.

Vështruar në këtë mënyrë nevojitet një qasje e re angazhuese ndaj Ballkanit Perëndimor përmes një plani konkret që siguron zbatimin e standardeve europiane, zhvillimin ekonomik dhe zbut hendeqet ekzistuese me vendet anëtare të BE.

- Advertisement -

TE FUNDIT