6.5 C
Tirana

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda.

VENDI

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë Pietro Anastasi ka ndërruar jetë.

Anastasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitit 2018 dhe orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.

Ai arriti kulmin me Juventusin dhe Italinë rreth viteve 70 ku ishte edhe kulmi i karrierës së tij duke treguar paraqitje të shkëlqyera.

Në 1976 Anastasi u shkëmbye me Boninsengan e Interit një transferim ky që bëri bujë asokohe. Megjithatë ai nuk kishte të njëjtin sukses te Interi ashtu siç kishte te Juventusi me bardhezinjtë fitoi 3 kampionate dhe në 68 fitonte Europianin me Italinë.

- Advertisement -

TE FUNDIT