6.5 C
Tirana

Bora mbulon veriun e juglindjen, ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve

VENDI

Bora ka mbuluar zonën e juglindjes, Tropojës, Dibrës e Kukësit, por deri më tani nuk ka problem për levizjen e mjeteve.
Sipas njoftimit te Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur reshje bore edhe në Stebleve, por hedhja e kripës ka shmangur problemet.

ARRSH bën me dije se akset janë të kalueshme pa zinxhire por megjithate qytetareve qe duan teë udhetojne në këto zona duhet të jenë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë si dhe të bëjnë kujdes me shpejtësinë.

Rajoni Verior
Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës, por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror
Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor
Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:

– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë.

Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

- Advertisement -

TE FUNDIT