9.5 C
Tirana

Blendi Fevziu i nxjerr para foton me diktatorin Enver Hoxha, ja çfarë thotë Fatmir Xhafaj

VENDI

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin ‘Opinion’.
Gjatë intervistës drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, i ka nxjerrë në ekranin e madh të studios një foto ku Xhafaj shfaqet në krah të diktatorit Enver Hoxha.
I pyetur nga gazetari se a e kujtonte këtë foto dhe kur ishte shkrepur, Xhafaj i zënë ngushtë është përgjigjur se aty dukej mirë pasi ishte tepër i ri. Ai tha se e kishin përzgjedhur për t’i çuar lulet diktatorit Hoxha pasi ishte student me rezultate të larta.
E kujtoni këtë foto? Në çfarë rrethanash është shkrepur?
E kujtoj. Mirë dukem aty Fevzi kam qen i ri.
Kam qenë student në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin e dytë. Ishte një buqetë me lule që dërgohej nga studentët e Kosovës. Meqë ardhja e tyre atë vit nuk u bë e mundur na e dhanë mua dhe zonjës t’ja jepnim.

Përse ju zgjodhën ju zoti Xhafaj?
Isha student, besoj që kam qenë student i mirë. Nuk ka arsye tjetër unë nuk vija nga nomenklatura e lartë.

Ju njoftuan që do t’i çonit ju buqetën me lule?
Po, një natë më parë. /Opinion.al©

- Advertisement -

TE FUNDIT