17.5 C
Tirana

Blendi Fevziu feston ditëlindjen, tortën ia solli ai që ‘do ta pushojë’ nga puna

VENDI

Asnjë vit nuk i ngjan tjetrit, por as edhe një ditëlindje e Blendi Fevziut nuk i ngjan asaj të një viti më parë. Natyrisht, me stafin e “Opinion” Blendi ka pasur raste të festojë dhjetëra ditëlindje e të surprizohet, por si kjo ditëlindje e 51-të e tij në “Piter Pan” jo.

 

I ftuar për të dytën herë në “anijen” e Piter Panit, autori dhe moderatori i “Opinion”, para se të ndante me publikun disa prej kujtimeve nga udhëtimet dhe aventuarat e tij nëpër botë, u surprizua nga kjo tortë që stafi i Piter Pan i kishte përgatitur.

 

Kush erdhi t’ia sillte tortën? Kush tjetër veç Deonit, ai që, pas disa vitesh, me shumë mundësi do t’ia zërë vendin. Duke e falënderuar për surprizën, Blendi i tha se ishte gati t’ia linte vendin Deonit: “Sa të rritesh edhe pak…”, – i tha ai Deonit pas pyetjes së këtij të fundit “kur do ma japësh atë emisionin?”

 

“Po unë nuk ta jap, atë duhet ta fitosh vetë…” – vijoi Blendi me shaka duke e ngacmuar 7-vjeçarin, i cili, me siguri, pas disa viteve, do të jetë në ekran njëlloj si Blendi.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT