10.5 C
Tirana

“Bieta specialiste e UKT”/ Qytetari ia plas në sy servilizmin Dudushit, ai s’përmbahet: Shko mor …

VENDI

Moderatori dhe gazetari i njohur, Alban Dudushi, duket se nuk e ka përtypur dot skandalin që u zbulua pak orë më parë, ku bashkëshortja e tij, moderatorja Bieta Sulo, dhe gazetarja Mira Kazhani, paguhen nga Bashkia e Tiranës duke mos punuar në këtë periudhë pandemie.

Po, po! Kështu siç e lexuat! Me fakte dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë, në media u zbulua se Mira Kazhani dhe Bieta Sulo paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës për mbështjetjen ndaj “Rilindjes”.

Kazhani paguhet me plot 830 mijë lekë të vjetra në muaj nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, e cila “ushqehet” nga taksat e kryeqytetasve. Madje rezultoi se Ermira Kazhani përpos profesionit të gazetares është edhe këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.

Po ashtu, u zbulua edhe që Sulo paguhet me një rrogë prej 550 mijë lekësh të vjetra në muaj, ku figuron e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.

Ndërkohë, bërja publike e këtij ska ndali duket se ka ‘tërbuar’ bashkëshortin e Sulo, Dudushin, i cili ashtu si Mira Kazhani, është i njohur për militantizmit partiak dhe mbështetja që shfaq hapur në qëndrimet e tij në publik ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ka qenë një qytetar, i cili ka dërguar një foto në redaksinë e JOQ Albania, e cila tregon edhe “daljen nga vetja” të Dudushit, i cili pasi iu zbulua arsyeja më e fortë që mbështeste “Rilindjen” në çdo studio televizive, tashmë kërkon që dufin e tij ta nxjerrë edhe ndaj ndjekësve.

Më konkretisht, një ndjekës i ka dërguar Story në Instagram e lajmit të publikuar në redaksinë e JOQ Albania, duke ia përpl asur në sy servilizmin e tij.

Por përgjigja e moderatorit ka qenë e “stilit ordiner”, duke iu drejtuar ndjekësit me një fjalor ba nal prej rrugaçi.

“Shko or k*r”, kështu iu përgjigj Alban Dudushi, qytetarit, duke dëshmuar qartë frustrimin që e ka zënë në këto orët e fundit, ku “pilafi s’mbajti më ujë” dhe e vërteta skan daloze doli sheshit.

- Advertisement -

TE FUNDIT