11.5 C
Tirana

Besimtarët “pushtojnë” Betlehemin, presin lindjen e Krishtit në qytetin e shenjtë

VENDI

Miliona besimtarë nga e gjithë bota janë mbledhur ne Betlehem në vigjilje festës më të rëndësishme të botës së krishterë, atë të lindjes së Jezu Krishtit.

Ndërkohë pema dhe sheshi Manger janë bërë gati për të mirëpritur Krishtlindjet në qytetin e shenjtë të Betlehemit.

Festimet kanë nisur herët në mëngjes dhe pritet të shënojnë kulmin në mesnatë. Këtë vit, rreth një milionë besimtarëve nga Rripi i Gazës u është ndaluar hyrja në Jerusalem.

Kjo zone eshte përfshire nga kaosi pasi autoritetet ushtarake izraelite qe kontrollojnë hyrjen nga Rripi i Gazës, kanë marrë një sërë masash për ndalimin e udhëtimit të besimtarëve të krishterë.

Ndërkohë përtej Bethlehemit, të krishterët në mbarë botën po bëhen gati të kremtojnë këtë ditë të shënuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT