6.5 C
Tirana

Berisha: Rama është politikisht i ngordhur, protestat do vazhdojnë

VENDI

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në protestën e shtatë të opozitës, është shprehur se protesta do të vazhdojë deri në fitore.

“Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës.

Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”, deklaroi Berisha.

Kur u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg që kërkonte dialog nga palët, Berisha u përgjigj: “Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”.

A2CNN

- Advertisement -

TE FUNDIT