17.5 C
Tirana

Berisha, “doza ironie” ndaj Ramës për negociatat: Kënaqësi deri në ekstazë se morëm kushte

VENDI

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të CDU-CSU dhe SPD, të cilat votuan sot rezolutën që t’i rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë.

Berisha ka “sulmuar” kryeministrin Edi Rama me doza ironie, ku shprehet se narkoshteti është në ekstazë sepse mori kushte për çeljen e negociatave.

Reagimin e tij, Berisha e dha nëpërmjet nëj shënimi në Facebook.

“O gezim te madh ka sot Edivin Mafia se u nda Shqiperia nga Maqedonia e Veriut!

Kenaqesi deri ne ekstaze narkoshteti se morem kushte, oh sa shume kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut asnje kusht po mori vetem nje Po dhe hapi negociatat!

Neser Cakaj nga Neë Yorku: O kushte te medha ka sot Shqiperia, rrofte e qofte Edvin Mafia!

Kurse Edvin Mafia: Nuk na duhen negociatat por na duhen kushtet”, shkruan Berisha./a.k/noa.al/

- Advertisement -

TE FUNDIT